Top News/ Rrugorja bën ‘kërdi’ me gjoba/ Ndëshkohen mbi 31 mijë shoferë, 47 në pranga

preview_player
Показать описание
Vijon intensivisht monitorimi i qarkullimit të automjeteve duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë/7 me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar 129 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 31 586 masa administrative.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#PoliciaRrugore#Gjobat
Рекомендации по теме