Top News- 27 shoferë të arrestuar/ Rrugorja e Tiranës nuk fal, 900 gjoba në ditë

preview_player
Показать описание
Shoferët që bllokojnë korsitë e dedikuara në rrugët e Tiranës janë gjobitur nga Policia Rrugore, fenomen ky I cili ndodh shpesh në kryeqytet. Ato të transportit publik apo emergjencës, në të cilat më pas shkaktohen edhe incidente. Ndër të tjera janë gjobitur dhe shoferët që drejtojnë makinën me shpejtësi tejnormave të lejuara apo nën efektin e alkoolit. 6349 masa administrative janë vendosur në 7 ditë, duke treguar dhe një herë tjetër numër të lartë gjobash.
Në pranga kanë rënë 27 persona kryesisht për mitdhënie apo drejtim I mjetit pa patentë. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit janë të rinj. Automjetet me targa të huaja të cilat qarkullojnë nëpër rrugë janë dërguar në komisariat ku qëndrojnë të bllokuara. Njëkohësisht edheato me targa të modifikuara apo false.
Kontrollet policore janë të vazhdueshme, ku në harkun kohor të 24 orëve regjistrohen mestarisht rreth 900-1000 gjoba. Tirana ka numrin më të lartë të masave administrative të vendosura nga policia, kjo dhe për shkak të automjeteve të cilat janë të më tepër, krahasuar me vendet e tjera.
Drejtues të motomjeteve gjithashtu janë gjobitur për mosmbajtjen kaskës apo mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha. Ditëve të fundit janë alikuar dhe radarët vendosurdhenë rrugët brenda qytetit, aty ku shpejtësia elejuar është 40 km/h.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Rrugore#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ju lumt policia sa ma shum gjoba kshu te msojn kodin rrugor as nuk nezin sijalin duhet edhe kamera ne rrethore asji nuk e nez sijalin fakt kjo flm resp policia

shoferkamioni
Автор

Po shyqur me ne fund ..regulli, ligji si gjith bota ...

mimozastafa