Top News- Nga taksistët tek shoferët e autobusit/ Rrugorja nuk fal, qindra gjoba për shkelësit

preview_player
Показать описание
343 gjoba janë vendosur nga makina inteligjente në rrugët e vendit, ndërsa janë pezulluar 256 leje drejtimi. 4 akse rrugore kanë qenë në qendër të kontrolleve konkretisht Fushë Krujë-Kamëz, Durrës, Rrogozhinë dhe Kavajë. Krahas makinës, pun aka vijuar nëpërmjet radarëve, ndërsa janë konstatuar një numër I lartë mjetesh me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Ajo çka bie në syështë se rregullat nuk I kanë respektuar as mjetet e transportit publik apo taksitë. Shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 121 km/h në qendrat e banuara dhe nga 100 km/h deri në 160 km/h në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamzë; shpejtësi që rrezikojnë jetën e këmbësorëve, por edhe të vetë drejtuesve të automjeteve.
Krahas shpejtësisë mbi normat, shoferët kanë shkelur de 2 rregulla të tjera të qarkullimit, mosmbajtjen e rripit të sigurimit sidhe përdorimin e telefonit. Në të gjitha rastet janë aplikuar masat administrative, të cilat kanë nisur nga 2 mijë lekë të rinj. Aktualisht janë më tepër se 10 akse të ndryshme rrugore në të cilat kanë vijuar kontrollet krahas postobllokëve të efektivëve, duke vijuar me makinën inteligjente.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Gjoba#TopChannel
Рекомендации по теме