Top News - “Hakmarrja” për divorcin në Lezhë!/Viktimat jetonin në Itali, çifti prej 6 vitesh i ndarë

preview_player
Показать описание
Konflikti i vjetër familjar shkaktoi 2 viktima të tjera në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku Besnik Pjetri qëlloi me breshëri automatiku ndaj ish vjerrit të tij Pjetër Perjaku dhe ish kunatit Gent Pjeraku duke i lënë të vdekur në vend.
Shkak i vrasjes mendohet të jetë divorci i Besnik Pjetrit me vajzën e Pjetër Perjakut, i cili edhe pse kishte rreth 6 vite që kishte ndodhur, nuk ishte harruar nga autori i këtij krimi.
Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh dhe mesa duket Besnik Pjetri i ka pritur kur ata janë kthyer në fshatin Grykë Zezë, atje ku ndodhi dhe krimi. Pjetri ka shkuar në banesën e tyre dhe qëlloi pa mëshirë duke i lënë të vdekur në vend.
Policia e Lezhës ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit të këtij krimi, i cili vijon ende të jetë në arrati.
Besnik Pjetri ishte babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.
Gjate kësaj kohe ai kishte patur konflikte me te dhe familjen e saj, madje ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja ne Itali dhe kishte bere 2 vite burg.
Ndërkohë që si pistë për këtë krim po hetohen dhe konfliktet që autori dhe viktimat kanë pasur për pronat dhe lekët pas divoricit të ciftit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hakmarrja#Lezhë#TopChannel
Рекомендации по теме