Top News-Hakmarrja e Bashës/Largon Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë

preview_player
Показать описание
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi shkarkimin nga funksioni të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Sipas Bashës, ky vendim erdhi si pasojë e gënjeshtrave të Nokës për të baltosur atë dhe Partinë Demokratike, duke sajuar qëndrime, të pathëna dhe të paqena.
“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama“, shkruhet në njoftimin për mediet.
Vendimi i kryetarit të PD erdhi pas deklaratës që Noka bëri për mediat. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, që u mbajt mbrëmjen e së dielës, Noka tha se Basha ka më të rëndësishme karrigen e tij. Sipas tij, kryedemokrati e quajti “qeverinë e Berishës llum”.

“Askush s’ka guxuar, as Fatos Nano, as Edi Rama dhe as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum. Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD-së, e cila po mbush foltoret, që kërkon kjo forcë të rikthehet në standardet e saj dhe normat statutore, t’i rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Nuk ka guxuar askush, përveçse Basha, askush tjetër”.
Noka ka mbështetur ish-liderin demokrat, Sali Berisha në takimet e tij me simpatizantët.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hakmarrja#Basha#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

MIRE BERI BRAVO LULI U ZGJOVE ME E FUND SUKSESE

selenic