Top News-Dështim në Ukrainë, hakmarrja e Putinit/Pezullon komandantin më të lartë, arreston të tjerë

preview_player
Показать описание
Komandanti më i lartë rus, gjenerali Valery Gerasimov, është pezulluar, tha një këshilltar i presidentit ukrainës, ndërsa një seri zyrtarësh të tjerë janë shkarkuar apo arrestuar në mesin e një raprezaljeje mbi elitën e ushtrisë.
Oleksiy Arestovych, një veteran i inteligjencës ushtarake dhe një nga personat e afërt me presidentin Zelenski, tha se Gerasimov, shef i shtabit të ushtrisë ruse, është pezulluar ndërsa Putin po kërkon që komandantët e lartë të marrin fajin për pushtimin e dështuar të ukrainës. Sipas informacioneve – thotë Arestovych, Gerasimov është pezulluar de fakto. Ata po vendosin nëse do ti japin atij kohë për të rregulluar gjërat apo jo. Komandanti i batalionit të parë të tankeve në distriktin ushtarak perëndimor, gjeneral Lejtnant Sergei Kisel, po ashtu është arrestuar dhe shkarkuar pas disfatës në afërsi të Kharkivit. Edhe dy komandantë të tjerë janë shkarkuar për shkak të humbjeve të rënda në fushëbetejë, sipas informacioneve të ministrisë të brendshme të Ukrainës, që po ashtu pretendon edhe se komandanti i flotës së detit të zi është shkarkuar dhe arrestuar dhe zëvendës admirali i tij është vënë nën hetim. Dhe në fakt, Gerasimov nuk u pa në paradën e ditës së fitores në Moskë, të hënën, ku ai duhej të merrte pjesë. Është thënë më herët se Gerasimov ishte plagosur në Ukrainë ku putin e kishte dërguar për të ndryshuar kursin e luftës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hakmarrja#Putin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Me qfarë teknike donë me luftu Rrusēt.As goma rezervē nuk kanë per Transportera.

straigtshooter
Автор

T e kerkosh qe SPAK te hetoje, nuk. eshte. sulm . nuk eshte presion, nuk eshte shantazh, sikurse.duan me qellim ta trajtojne disa politikane .apo analiste dashakeq.

jahjanameti