Top News - Hakmarrja e Rusisë ndaj Gjermanisë/Furnizimi me gazin rus, si e përballon ekonomia

preview_player
Показать описание
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pezulloi procesin e certifikimit të tubacionit të gazit natyror, ‘Nord Stream 2’, duke hapur diskutime të shumta mbi mundësinë ekonomike që ka Gjermania për t’u shkëputur nga furnizimi me gaz nayror nga Rusia si dhe problemet që ky vendim i qeverisë gjermane, mund të sjellë në Evropë.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, në një intervistë në radion publike është shprehur se ekonomia më e madhe e Evropës, duke ju referuar ekonomisë gjermane, mund të funksionojë edhe pa furnizimin rus.
Habeck argumentoi se shkëputja plotësisht nga gazi rus do të krijontë një vakum të madh në treg që në radhë të parë do të “rriste çmimet “. Megjithatë, kërkesat e Gjermanisë për energji mund të “kompensohen” me burime të tjera të energjisë, duke përfshirë edhe burimet e rinovueshme, të përcaktuara si objektivat e kësaj qeverie. Madje shton se , gazsjellësi Nord Stream 2, i cili u përfundua, por nuk u miratua kurrë nga rregullatorët, do të rriste varësinë e Gjermanisë nga Rusia për gaz në 70 për qind të furnizimeve të saj totale.
Ky projekt u mbështet nga ish kancelarja gjermane, Angela Merkel, si edhe pasardhësi i saj Scholz, deri në momenitn e fillimit të krizës aktuale. Menjëherë pasi Putin nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste, Luhansk dhe Donjeck, rajone këto që kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014, shumë vende duke filluar nga Gjermania e deri tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën sanksione ndaj Rusisë, duke dënuar dekretin e Putin.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Hakmarrja#Rusia#TopChannel
Рекомендации по теме