Top News – Kush ishte ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe akuzat që s’u provuan asnjëherë

preview_player
Показать описание
E ashtuquajtura ‘Hakmarrja për drejtësi’, që me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë mori pafajësinë është akuzuar për një sërë krimesh të ndodhur nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Mes akuzave që iu ngritën 10 anëtarëve të saj, mes të cilëve edhe dy djem të ish-ministrit të Brendshëm, Aredin Shyti, është vrasja e ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi, apo edhe vendosja e bombës te firma piramidale Vefa Holding, si presion për gjobëvënie.
Por, në 2017-n, pas një kalvari gjyqësor të mbushur edhe me doza të forta politike, akuzat e ngritura ndaj tyre nuk u provuan dhe gjykata e Apelit dha pafajësinë, vendim që u konfirmua së fundmi nga Gjykata e Lartë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë disa here se “Hakmarrja për Drejtësi” ka qenë organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996, deklarata që edhe me vendim gjykate u provuan si thelbësisht politike.
Të akuzuarit si anëtarë të grupit arritën të largohen nga vendi gjatë trazirave të ’97-ës dhe duke marrë azil politik në vendet e Europës, ku gjykatat e këtyre vendeve e cilësuan procesin ndaj tyre si tërësisht politik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel#HakmarrjapërDrejtësi
Рекомендации по теме