Top News - Nga keqtrajtimi në vrasje/ Del autopsia, vogëlushi me lëndime të rënda në kokë

preview_player
Показать описание
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja tronditëse në Spanjë, ku një nënë shqiptare ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të saj 2 vjec, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se autopsia e trupit të pajetë të vogëlushit ka përfunduar, ndërsa rezultoi se 33 vjecarja ka keqtrajtuae dhe më pas ka mbytur djalin e saj.
Ky I fundit, si pasojë e goditjeve të forta, pësoi gjakderdhje të brendhme e lëndime të mëdha në kafkë, gjë që shkaktoi vdekjen e tij të menjëhershme.
Referuar të njëjtit burim, vajza e gruas shqiptare ka thënë për policisë se mamaja la pa ndjenja vëllain e saj, dhe më pas e mbyti atë me peshqir.
Krimi makabër vecse tronditi qytetin Alicante të Spanjës, goditi fort edhe opinion publik shqiptar, ndërsa raste të tilla janë shtuar shumë vitet e fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku gruaja shqiptare telefonoi ambulancën me argumentin se djali I saj ishte lëndaur teksa luante dhe kishte rënë pa ndjenja.
Mirëpo, pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar. Ndërkohë, që stafi mjekësor konstatoi të njëjtat shenja tek vëllai i tij, i cili po ashtu ksihte shenja dhune në trup.
Shqiptarja u vu në prangat e policisë spanjolle, ndërsa do të përgjigjet përpara drejtësisë për krimin e kryer.



Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasja#Spanje#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Vetem prind nuk je wawawa kulmi ti vdeksh e ta djegin midis vendin kalbet burg gjynah shpirti vogel 😢😢😢😢

anacitozi
Автор

Si mund te quhet nene monstra e pa shpirte!

afrimimeri