Top News - Me gjurmë baruti në dorë/ Valter Bami nuk pranon implikimin në vrasje

preview_player
Показать описание
Valter Bami ka deklaruar përpara Policisë se nuk ka lidhje me ngjarjen ku mbeti I vrarë 29-vjeccari Ramazan Sino. Ai ka mohuar të jetë një nga autorët që hapën zjarr në drejtim të Sinos, në oborrin e shtëpisë së Gentjan Bejtjas, që dyshohet të ketë qenë objektivi I këtij atentati.
Në fakt një nga pistat e dyshuara të Policisë për këtë atentat ishte
Bami u arrestua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Niklës, pasi rezulton se ka gjurmë baruti në dorën e tij.
Në fakt ai ishte shoqeruar disa orë pas atentatit ku mbeti I vrarë Sino, e më pas u la I lirë, deri mbrëmjen e së enjtes, ku bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Bamit janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Pavarësisht kësaj prove të fortë të administruar nga grupi hetimor, Policia deri në këto momente ka ngritur ndaj tij vetëm akuzën "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Veprimet e Policisë kanë vijuar edhe këtë të premte, kur forcat RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar sërish në Nikël dhe fshatra të tjera të Fushë-Krujës, për kontrolle në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku mbetën të plagosur dhe 2 fëmijët e mitur të Bejtjas.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#ValterBami#TopChannel
Рекомендации по теме