Top News - Vrasje në Shkodër/ Kërkoi pagesën, qiramarrësi e ekzekuton me armë

preview_player
Показать описание
Në ditën e dytë të muajit maj është shënuar vrasja e radhës në vendin tonë, ku viktimë ka mbetur një 51-vjeçar I identifikuar si Petrit Vuksani.
Ai jetonte kryesisht në emigrim në Itali, ndërsa kishte 1 muaj që ishte kthyer në Shqipëri.
Autori I dyshuar I kësaj ngjarje është identifikuar si Lekë Vuksani, një I afërm I viktimës që jetonte me qira në banesën e këtij të fundit.
E pikërisht pagesa e qirassë ka dyshime të ketë qenë shkaku I konfliktit mes tyre, teksa Petrit Vuksani ka shkuar ti kërkojë qiranë dhe pasi janë zënë, autori e ka qëlluar me automatik dhe është larguar me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen "Tom Kola" të Shkodrës, ku nuk mungojnë dhe kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të plota dhe dokumentimin e vrasjes.
Policia gjithashtu bën me dije se vijon krehja e zonës dhe janë ngritur postblloqe në hyrje-dalje të qytetit të Shkodrës për kapjen e autorit.
Vrasja e Petrit Vuksanit është e 12-të për vitin 2023, ku në dy muajt e parë pati vetëm 2 vrasje gjithsej, e më pas marsi dhe prilli shënuan respektivisht nga 5 dhe 4 vrasje.
Ngjarja më e rëndë për motive të dobëta ishte ajo e 1 marsit, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, në 3 atentate të ndryshme Brenda pak minutash.
I rëndë po ashtu ishte atentati mafioz ndaj godinës së Top Channel, ku persona ende të pa identifikuar lëshuan rreth 26 plumba në drejtim të godinës duke I marrë jetën rojes së sigurisë Pal Kola dhe duke rrezikuar shumë punonjës të tjerë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Shkodër#TopChannel
Рекомендации по теме