Top News - Aksident tragjik në Berat/ Makina përfundon në lumë, humbin jetën nënë e bir

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së hënës në Berat, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Beratit, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, kur në rrugën urbane ‘Antipatrea’, pranë vendit të quajtur Ura e re, shtetasja me inicialet K. Xh, duke drejtar automjetin e saj ka humbur kontrollin, duke përfunduar në lumë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e automjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç, me të cilin po udhëtonin në momentin e aksidentit.
Po ashtu mësohet se fëmija kishte në dorë një vigon, teksa mendohet se po kthehej nga spitali me të ëmën.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#Berat#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Allahu emeshirof icoft ne xhenet Amin Amin Amin

elsjonabedini
Автор

Si sote 40 dite me parè, u prefsh ne paqe KLAUDIA 😢

ANTIPATREA-K