Top News - Aksident tragjik, vdesin 10 persona / Autobusi me dasmorë humbet kontrollin në Australi

preview_player
Показать описание
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte mysafirë të një dasme humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes. Aksidenti ndodhi rreth orës 23e 30 minuta të së dielës pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit. Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokalet ku organizohen dasmat.
"Dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku...me sa duket drejt hoteleve të tyre", tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media. Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, shtoi ajo. Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuza lidhur me aksidentin. Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës. Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit, i cili është më i rëndi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende.
Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu "ngushëllimet më të thella" për familjet e personave që humbën jetën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksident#Australi
Рекомендации по теме