Top News-Aksident tragjik në Korçë/Humb jetën 1 person, e tërhoqi makina 100 metra

preview_player
Показать описание
Një aksident tragjik u regjistrua këtë të enjte në aksin rrugor Korcë Maliq, me pasojë vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pocestë pranë një lokali. Viktima Petraq Përmeti, 60 vjec, inxhinier minierash ka qënë duke dalë nga një lokal së bashku me disa persona të tjerë kur është përplasur nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Raportimet nga vendi i ngjarjes, bëjën me dije se mjeti e tërhoqi trupin e tij zvarrë për gati 100 metra, duke I shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa po hehohen shkaqet e aksidentit tragjik. Skderdi Konica, 25 vjec, autori i ngjarjes u arrestua menjëherë nga policia e Korcës, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me fatalitetin që ai shkaktoi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме