Top News-Aksident tragjik, vdes biznesmeni/Si ndodhi, ja mesazhi prekës i të fejuarës

preview_player
Показать описание
Një aksident i ka marrë jetën një 45-vjeçari shqiptar në Itali, kur automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana dhe mediat italiane raportojnë se viktima është Lorenc Beqari 45 vjeç, një biznesmen me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravena.
Ai po udhëtonte drejt Forlisë për të takuar të fejuarën e tij. Por në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur.
45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj. Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.
“I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”.
Ndërkohë, autoritetet italiane janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Photo By Facebook Sandra Tampieri

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#Itali#TopChannel
Рекомендации по теме