Top News - Aksident me vdekje në Korçë/ Humb jetën 15-vjeçari, plagoset vëllai

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e drejtuesit ka ndodhur në afërsi të Çifligut në Korçë.
Rreth orës 12:05, ndërsa udhëtonin në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra të dy janë dërguar në spitalin e Korçës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.
Një tjetër aksident është shënuar në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit. Një automjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka ndaluar shoferin, I cili do të merret në pyetje në mënyrë që të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksident#Korçë
Рекомендации по теме