Top News - Vrasja e Edmond Papës/ Ekzekutori brenda vendit, kontrolle në disa qytete

preview_player
Показать описание
Që prej datës 31 dhjetor kur u ndalua Albano Velo, vijon puna e policisë për kapjen e të dyshuarit të dytë të përfshirë në vrasjen e Edmond Papës.

I shpalluri në kërkim me inicialet A.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se nuk ëështë larguar jashtë Shqipërisë, por është fshehur brenda territorit, prandaj policia po ushtron kontrolle në qytete te ndryshme ku ka dyshime se mund të jetë strehuar ai.

Ky person mendohet të jetë dhe ekzekutori i 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili ka dyshime se ka vepruar si vrasës me pagesë. Kjo për dy arsye, e para ai ka pritur viktimën për rreth 2 orë në këmbë midis lokalit dhe shtëpisë ku qëndronte Edmond Papa, pa pasur frikë se do të pikaset. E dyta ka të bëjë me plumbat e gjuajtur ndaj viktimës. Ekzekutori ka gjuajtur fillimisht 5 plumba, e pasi viktima ka tentuar ta godasë me tavull, ai ka gjuajtur dhe 2 plumba të tjerë për t'u siguruar që viktima nuk do t'i mbijetonte atentatit.

Sa i takon të arrestuarit tjetër, Albano Velos, ky i fundit është marrë në pyetje dy herë, herën e parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa herën e dytë në gjykatë, dhe në të dy rastet ka mohuar se ka lidhje në vrasjen e Papës.

Gjithsesi, policia ka arritur të sigurojë mjaftueshëm pamje filmike, por edhe përgjime ambientale të cilat implikojnë personin në fjalë.

Zbardhja e vrasjes së Edmond Papës dhe dyshimet që kjo të jetë bërë për hakmarrjen e Aleksandër Sadikajt, pritet që të ketë një kthesë edhe në hetimet e Prokurorisë, që tashmë duhet të konsiderojë si pistë kryesore nëse Aleksandër Sadikaj është vrarë me urdhër të Edmond Papës.

Gjithashtu arrestimi I të shpallurit në kërkim pritet që të hedhë më shumë dritë sa I takon porositësit të vrasjes së Edmond Papës me 16 dhjetor në Tiranë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#EdmondPapa#Vrasje#TopChannel
Рекомендации по теме