Top News- Vrasja e mësueses në Britani/ Ish bashkëshortja e vrasësit shqiptar zbulon faktet

preview_player
Показать описание
Vrasja e Sabina Nessa-s në Britani nga shqiptari Koçi Selamaj është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave atje. Shqiptari në fjalë u arrestua nga policia për vrasjen e mësueses 28-vjeçare, ngjarje që tronditi vendin. Pasi kanë kaluar disa muaj nga krimi, ka folur dhe ish-bashkëshortja e tij, e cila ngre të tjera akuza dhe fakte.
Ionela Gherghisan u tha hetuesve se ish-bashkëshorti I saj, kohëve të fundit ishte nevrik e I dhunshëm. Madje ai kishte tentuar ta mbysë atë duke I vendosur duart në fyt. Madje ata ishin konfliktuar dhe pak orë para se të vritej e reja Nessa. Selamaj I kishte kërkuar ish-bashkëshortes të kryente marrëdhënie seksuale në parkingun e një hoteli, teksa ajo e refuzoimë pas u largua. Pas ngjarjes, Gherghisan u kthye në vendlindjen e saj në Rumani, ku pohon se është pikëlluar për familjen e Nessa-s.
Motivet e krimit mbeten ende engimë, madje dhe marrëdhënia mes shqiptarit dhe mësueses së ndjerë. Pas një konflikti dyshohet se ai e goditi atë me mjete të forta në kokë, e më pas ela përtokë të pajetë në një park. Ishin qytetarë të ndryshëm ta të cilët e gjetën trupi ku u njoftuandhe autoritetet.

Pamje:AFP Photo Daily Mail

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasja#Britani#TopChannel
Рекомендации по теме