Top News/ Vrasja e 18-vjeçarit për shkaqe xhelozie/ Prokuroria mbyll hetimet për 4 të dyshuarit

preview_player
Показать описание
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 18- vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili mbeti i vrarë më 31 mars të këtij viti. Nga hetimet rezulton se rreth orës 20:45 të ditës së ngjarjes shtetasit Frensi Shehi, Shahir Hafuzi, Bjorni Shehi dhe Irhad Islamaj kanë qenë brenda një automjeti pranë maternitetit “Koço Glozheni”. Ndërkohë në të njëjtin vend me një automjet tip “Audi” kanë qenë 18-vjeçari Aurelio Dervishi, Renis Fusha, Iljan Ismaili si dhe dy vajza.
Një prej vajzave mësohet se ka patur një lidhje intime me Frensi Shehin. Ky i fundit, pasi e ka parë atë në shoqërinë e disa djemve, ka nisur një konflikt, për të cilin ka kërkuar ndihmën e shokëve të tij.
Sipas hetimit, në momentin që dy automjetet kanë qenë paralel në semafor, Frensi Shehi ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur të ofendojë e më pas të përplaset fizikisht me viktimën dhe shokët e tij.
21-vjeçari ka nxitur shokun e tij Shahir Hafuzi të nxirte thikën e të godiste viktimën. Ndërsa Bjorni Shehi dhe Irhad Islamaj kanë goditur fizikisht me grushte dhe sende të forta me qëllim që Aurelio Dervishi të ndërronte jetë.
Përveç tij, ata kanë goditur edhe shokët e viktimës. Sipas aktit të ekspertimit ligjor, shkaku i vdekjes së Dervishit ishte shoku hemoragjik traumatik si pasojë e plagës në kraharor. 4 të dyshuarit akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Vrasja#AurelioDervishi
Рекомендации по теме