Top News - Ish kryebashkiaku, aksident në Llogara/ Plagos një 17 vjeçar, rëndë në spital

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë u shënua mesditës e kësaj të mërkure në Llogara, ku ish kryebashkiaku i Himarës Vasil Ballano, përplasi me automjetin e tij një djalë të mitur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17.00 pranë fushës së sportit, ku 17 vjecari Elio Hamiti ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, kur papritur u përplas nga një automjet tip benz.
Hamiti mori lëndime të rënda në kokë dhe në organet e brendshme dhe u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Burimet bëjnë me dije se 17 vjecari ka pësuar “poli traumë” dhe ndodhet në koma.
66 vjecari Vasil Ballano u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërsa grupi i hetimit ka vijuar punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë. Ish kryebashkiaku i Himarës ka qenë më parë i dënuar për heqjen e një sinjalsitike rrugore.
Në prill të vitit 2009, Ballano u dënua me 6 muaj burg dhe me 3mijë e 800 euro gjobë për këtë shkelje. Aso kohe, Ballano apeloi kundër vendimit duke argumentuar se vendosja e sinjalistikës rrugore ishte një çështje e juridiksionit bashkiak, dhe gjykata e Apelit rrëzoi dënimin fillestar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Llogara#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ndimoft zoti djalin. Ketit grekqirit i hidhni celsat ne det kalbeni brendaa

dadatoto
Автор

ne qofte se eshte i vertet ky aksidente i fusni plumbin ketije grekut te himares

taulantbora