Top News/ Lirohet ish-kryebashkiaku/ U dënua për prishjen e pyjeve në zonat e mbrojtura

preview_player
Показать описание
Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci, i dënuar për shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku është liruar nga qelia. Tuci ka shlyer dënimin me 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. Për këtë arsye GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.
Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin kanë lejuar hapjen e këtij segmenti të ri rrugor, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente. Vetë Tuci ka pretenduar më parë se ky segment rrugor i është kërkuar nga qytetarët e zonës.
Tuci u arrestua me urdhër të SPAK-ut me akuzën se i shkaktoi shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me këtë tender. Nga vendimi i mëparshëm i gjykatës për pesë vitet e ardhshme, ish-kryebashkiaku nuk mundet të ushtrojë funksione publike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Lirimi#FranTuci
Рекомендации по теме