Top News – Abuzimi 2.3 mln euro / Arrestohet ish-kryebashkiaku Fran Tuci i Fushë Arrëzit

preview_player
Показать описание
Ish kyetari i bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e së mërkurës më urdhër të prokurorisë së posacme antikorrupsion, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi i Tucit ndodhi për shkak se ai, në kundërshtim me ligjin, lejoi hapjen e një segmenti të ri rreth 1.8 km të gjatë dhe 5 metra të gjërë, në një territor nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, duke cënuar në klëtë mënyrë sipërfaqen pyjore në pronësi të kësaj bashkie, duke dëmtuar rëndë terrenin.
Sipas inspektoriartit kombëtar të mbrojtjes së territorit Shkodër, investimi në këtë segment kap vlerën 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtnimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
Organi iakuës shprehet se nga veprimet hetimore, ka rezultuar se Tuci në bashkëpunim me ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Për këtë arsye, ky i fundit u la në arrest shtëpie, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa për fadomistin që kreu punimet në këtë rrugë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Pukë, caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, nën akzuën e veprës penale Shkatërrimi i pronës.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave, duke lënë pas kandidatin e koalicionit APPD me 49.38 përqind të votave.
Në kohën kur ishte në krye të Bashkisë, vëllai i Fran Trucit Alberti, ra në prangat e policisë në qershor të 2020, gjatë një operacioni antidrogë, të koduar Shën Mëri 2020.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Abuzimi#FranTuci
Рекомендации по теме