Top News - Probleme shëndetësore, ish-kryebashkiaku transferohet nga qeli për në spitalin e burgu

preview_player
Показать описание
Ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim.
Ai ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër, pasi u arrestua me urdhër të SPAK në 13 korrik të këtij viti me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
SPAK thotë se Fran Tuci, në bashkëpunim me ish-administratorin e njësisë Iballë, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor, i cili ka cenuar një sipërfaqe të madhe të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë së Fushë Arrëzit.
Për të njëjtën akuzë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u vendos edhe ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku. Në padi thuhet se dëmi i shkaktuar nga ndërhyrja e paligjshme në fondin pyjor përllogaritet në 2 milionë euro. Ish-kryebashkiaku Tuci pretendon se dëmet janë më pak, pasi mali ishte i zhveshur nga pemët.
Ish-kryebashkiaku Tuci drejtoi Bashkinë e Fushë Arrëzit për dy mandate, nga 2015 deri në para 14 majit, kur këtë bashki e fitoi koalicioni Bashkë Fitojmë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Problemet#FranTuci
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Pse këta politikanët sëmuren sa bien në burg?

lilithemeli
Автор

Kur i rras prokurori mbrapa hekurave kta B.Q papritur smurën të gjith nga ❤ kta e?!!🤮

martinmartini