Top News - Ukraina fillon kundërsulmin...! ’Dridhet Moska’, godet qytetin e kontrolluar nga Rusia

preview_player
Показать описание
Ukraina ka goditur një depo të hekurudhës dhe ka ndërprerë energjinë elektrike në qytetin e kontrolluar nga rusia, melitopol, që ndodhet thellë pas vijës së frontit, të mërkurën, ndërsa zërat për një kundërsulm të kievit intensifikohen. Forcat ruse kanë dalë nga një ofensivë e dështuar dimërore ndërkohë që nuk po munden të hedhin asnjë hap para as në Bakhmutin e zhuritur tashmë.
Imazhe të paverifikuara në internet, tregonin shpërthime që ndriconin qiellin e natës në Melitopol, qendër e administratës të instaluar nga rusia në Zaporizhia, një nga pesë provincat e Ukrainës që moska pretyendon se i ka aneksuar. Kryebashkiaku ukrainas në azil, konfirmoi se ka patur shpërthime në qytet. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, duke cituar zyrtarë të emëruar nga Moska, tha se një depo e hekurudhës është shkatërruar dhe energjia elektrike është ndërprerë në qytet dhe fshatrat e afërt. Melitopoli, me një popullatë prej rreth 150 mijë banorësh, para luftës, është një qendër e logjistikës hekurudhore për forcat ruse në ukrainën jugore dhe pjesë e lidhjes tokësore mes rusisë dhe gadishullit të okupuar të krimesë. Nuk ka ende një konfirmim për llojin e armëve që ukraina mund të ketë përdorur për goditjen pasi qyteti ndodhet përtej rrezes së veprimit të raketave HIMARS që kievi ka. Por, ndodhet në anën tjetër brenda rrezes së veprimit të armëve më të reja që ajo thuhet se ka marrë, përfshirë bombat JDAM që lëshohen nga ajri dhe ato GLSDB që lëshohen nga toka, e që ishin premtuar nga shtetet e bashkuara të amerikës. Rusia tha të martën se kishte rrëzuar një raketë GLSDB të martën, hera e parë që një gjë e tillë raportohej.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме