Top Channel/ Trupa amerikane zbarkojnë në Ukrainë, fillon forcimi i mbrojtjes ajrore!

preview_player
Показать описание
Një grup ekspertësh ushtarakë amerikanë kanë mbërritur në Ukrainë për ta ndihmuar vendin të përmirësojë sistemet e mbrojtjes ajrore. Lëvizja vjen në një kohë përshkallëzimi të tensioneve me Rusinë, dhe frikës së një sulmi të mundshëm të Moskës mbi fqinjin e saj më të vogël, i cili mbështetet fort tek ndihma e aleatëve si mënyra e vetmja për t`i ballë një agresioni rus. Specialistët e SHBA-së janë duke verifikuar se ku çalon mbrojtja ukrainase, ndërkohë që për Kievin diskutohet edhe një financim i jashtëm ushtarak. Planet e Ukrainës për të përmirësuar sistemet e vetë të mbrojtjes janë afatmesme, megjithate koha nuk premton dhe tani, ka nevojë urgjente për ndërhyrje në mënyrë që të forcojë kapacitetet e saj. Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës mund të sinjalizojë planet e Moskës për te mesymje. Kremlini këmbëngul se nuk ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë se kanë ngritur pretendime për të mbuluar planet e tyre të supozuara agresive. Nuk është e qartë nëse përqendrimi i trupave ruse paralajmëron një sulm të afërt. Presidenti Vladimir Putin i ka kërkuar Perëndimit që të përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ndaj shtimi i trupave në kufi mund të reflektojë përpjekjen ruse në mbështetje të mesazhit të saj.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraine#NATO#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Se mos jepni ndonje tank per shqiprin ashtu sic ben rusia per serbi 🤦🏻‍♂️

luisyzeiraj
Автор

Rusia don nje mesim.ashtu si serbia nga nato

arjanfrani
Автор

Paskan mi trajnu mire si ushtrine e Afganistanit hahaahahahahaha

laverbariu