Top News - Zelenski, rusëve: Shkoni në shtëpi! Kievi fillon të rimarrë territoret e pushtuara në jug

preview_player
Показать описание
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit, që është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre. Gjatë fjalimit të përnatshëm të tij, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.
Më herët, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, përmes një video-mesazhi tha se forcat ukrainase po sulmojnë shënjestra në trajektoret që forcat ruse po përdorin për të furnizuar një pjesë të territorit të okupuar në brengun perëndimor të Lumit Dniepër, në rajonin e Hersonit. Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse, pasi ka detyruar ushtarët e Moskës që të ripozicionohen dhe disa njësi ruse në lindje janë dëmtuar rëndë. Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse janë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.
Nga sulmet ruse në qytetin-port të Mikolajivit – që ende është nën kontrollin ukrainas pavarësisht bombardimeve ruse – janë vrarë ndërkohë të paktën dy persona dhe janë plagosur 24 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Zelenski#Kievi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po po e vertete eshte tamam aktor je, mjere populli se è shkaterrove

llll