Top News - Rusia fillon ‘lojërat e luftës’ / NATO: Momenti perfekt për të goditur Ukrainën

preview_player
Показать описание
Stërvitjet masive ruse që fillojnë këto ditë janë momenti perfekt për një sulm mbi kryeqytetin e Ukrainës Kiev, kanë paralajmëruar gjeneralët e natos.
Shefi i Këshillit të Sigurisë në Rusi, insistoi një ditë më parë se vendi nuk do të shkojë në luftë, por zyrtarët e lartë perëndimorë të zbulimit thonë se stërvitjet në Bjellorusi do t’i mundësonin rusisë të nisej drejt jugut pa asnjë paralajmërim, sapo Putini të jepte urdhrin.
“Ato trupa janë aq afër kufirit dhe aq afër kryeqytetit ukrainas sa që do të mund të hynin me lehtësi”, thonë gjeneralët. Një këshilltar i lartë i NATO-s tha se Putini sidoqoftë, rrezikon të zemërojë Kinën nëse nis një sulm gjatë lojërave olimpike që nisin më 4 shkurt e përfundojnë më 20 shkurt.
Në fazën e parë të stërvitjeve masive të paralajmëruara nga kremlini, ushtarët rusë do të përballen me një sulm të simuluar para se të nisin një kundërofensivë të madhe në fazën e dytë, nga 10-20 shkurt. Presidenti Putin ka urdhëruar dërgimin në perëndim të njësive ushtarake nga Siberia, për të parën herë që nga Lufta e Dytë botërore, dhe kjo sipas burimeve të inteligjencës perëndimore, është e paprecedenttë. 127 mijë trupa rrethojnë ukrainën në tre drejtime por për ekspertët ato janë të pamjaftueshme për të pushtuar vendin. Sidoqoftë, gjeneralët e NATO-s mendojnë se Putini do ta dyfishonte këtë numër në vetëm dy javë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Rusia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bjerini por mos vrisni policë ose civil

koniedeo
Автор

Support to USA 🇺🇸 UK 🇬🇧 EU 🇪🇺 TR🇹🇷 SA🇸🇦 ALWAYS FROM KOSOVO 🇽🇰=🇺🇳

republikaekosoves
Автор

Une. Mendoj qe rusia nuk e sulmon askend.

HH-wirs
Автор

nuk e kuptoj titullin NATO do e sulmoka Ukrainen jo Rusia 😂

bx.ken