Top News - Kryeministri citon Thatcher / Rama u përgjigjet nga Dubai akuzave të Berishës

preview_player
Показать описание
Kryeministri Rama udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku për dy ditë do të marrë pjesë në samitin botëror të qeverisjes dhe do të zhvillojë takime bilaterale.
Në forum Rama kishte për kryefjalë përqindjen e lartë të grave që janë pjesë e kabinetit qeveritar. Në një prononcim për mediat, Rama kujtoi fjalët e Margaret Thatcher.

Rama : “Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”.

Rama u shpreh se përfshirja e grave në politikë nuk ishte një qëllim në vetvete, por një domosdoshmëri për finalizimin e projekteve.

Rama :“Shifrat e grave në qeverinë tonë, janë praktikisht është më të lartat në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë”
Pavarësisht panoramës pozitive të paraqitur në Dubai, gratë e qeverisë ‘Rama’, u përballën vetëm një ditë më parë me komente seksiste dhe kërcënime për publikim videosh erotike nga ish kryministri Sali Berisha. Për këtë, deputetet kërkuan përjashtimin maksimal të tij nga aktiviteti parlamentar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Rama#Akuzat
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mire e Ke se me gra me krevat ne zyre me miliona euro poshte krevatit keshtu qeveriset Edhe popullin po' e perzeni jashte vendit. kjo eshte qeveria QE ndihmon popullin

fiqirinozlli
Автор

briret nuk i nxori akoma ky imituesi i djallit????

titanictitan
Автор

Ti i ke bere kto teatra?? Hajdut?? Grate vjedhin me me mire se burrat

markolaci