Top Channel/ Irani, Rusia, Kina nisin manovrat e luftës në oqeanin Indian

preview_player
Показать описание
Irani, Rusia e Kina nisën sot manovrat e përbashkëta detare tre-ditore në veri të oqeanit Indian me objektiv përforcimin e “sigurisë së përbashkët”.

Manovrat u zhvilluan në një ditë me vizitën zyrtare të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Moskë, i cili tha se Teherani “nuk ka kufij në zgjerimin e lidhjeve me Rusinë”. Manovrat vijnë gjithashtu në kohën e bisedimeve në Vienë për ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të Iranit, ku përfshihen dhe Kina e Rusia.

Admirali iranian Mustafa Tajeddini tha se gjatë stërvitjes u përfshihen 11 njësi detare të Iranit, tre njësi të Gardës revolucionare, tre njësi nga Rusia e dy nga Kina. Ai shtoi se fushata po zhvillohet në një zonë prej 17,000 kilometra katrorë në veri të oqeanit Indian.

Tajedini tha se objektivi është të “zgjerohen kapacitetet dhe gatishmëria e luftimit, si dhe forcimi i lidhjeve ushtarake mes forcave detare të vendeve pjesëmarrëse.”

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po nuk e rrun leshin per juve Amerika breee

rasimsalihu
Автор

Kush e rrun ķutojne se tremin ameriken

commentogiusto