Top News - Revolucion në Emiratet e Bashkuara / Nga 2022, fundjavë është e shtuna dhe e diela

preview_player
Показать описание
Emiratet e bashkuara Arabe thanë të martën se do të kalonin në javën e punës me katër ditë e gjysmë dhe me të shtunën dhe të dielën që do të bëhen fundjavë, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo me qëllim, vendosjen në një vijë të ekonomisë së vendit me tregjet globale. Shteti prodhues nafte në gji, një qendër e rëndësishme komerciale, tregtare dhe turistike në rajon, ka aktualisht fundjavë të premten dhe të shtunën. Por nga 1 janarti 2022, fundjava do të nisë të premten pasdite. Emiratet e bashkuara arabe gjatë vitit të shkuar kanë marrë masa për ta bërë ekonominë më tërheqëse ndaj investimeve të huaja në një kohë kur rivaliteti ekonomik me arabinë saudite fqinje është rritur shumë. Java e punës për entitetet qeveritare do të nisë të hënën dhe do të përfundojë të premten në mesditë, para lutjeve myslimane – tha qeveria në një deklaratë duke shtuar se kjo do të përmirësojë balancën mes punës dhe jetës për punonjësit. Qeveria tha se lëvizja do të siguronte lehtësi për transaksionet financiare, tregtare dhe ekonomike me vendet e tjera që kanë fundjavë të shtunën dhe të dielën, do të ndihmonte lidhjet e forta të biznesit ndërkombëtar dhe do të rriste mundësitë për mijëra kompani me bazë në emirate. E premtja është në fakt ditë pushimi në shumë vende me shumicë myslimane. Emiratet e bashkuara Arabe kanë liberalizuar ndërkohë shumë ligje, përfshirë ato për bashkëjetesën para martese, alkolin dhe ligjet për statusin personal.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Revolucion#Emirate#TopChannel
Рекомендации по теме