Top Channel/ Si ndodhi vrasja e policit në Fier? Kamerat kapin gjithçka, dyshohet se...

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.
Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.
Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.
Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.
Në pikën ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, që tashmë është marrë nga policia dhe bëhet këqyrja e pamjeve.
E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, teksa ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasja#Polici#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ngushëllime familjes.po duhet xhaxhi me shtetin dhe ligjet që kishte.

shyqyrihakrama
Автор

Ngushellime familjes per te perballuar kte dhimbje te rende

sidorelaferti
Автор

Une e kam takuar viktimen para vrasjes

ActionVideos
Автор

E ka lyp edhe e ka vrare pa e lyp askush nuk te nguc polic je por mos u ben injorant pa e lyp askush nuk te ben keq

dretimfazlija
Автор

PO SHUHEMI ME RITME TË SHPEITA, ♾DHIMBJE😢😢😢😢😢💔❤‍🩹🙏

DoniusBelgius
Автор

Nuk ruhesh dot nga hasmi, edhe shef policie te jesh, mos mendoni se do shpetoni po ubet polic

leku