Top News - Shpejtësia, një i vdekur në Dibër/ Makina doli nga rrugë, dhe tre të plagosur

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës11:30, ku një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, si dhe kanë mbetur të lënduar dhe tre personat t që udhëtonin në automjet, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Lidhur me këtë aksidenti një grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë prezenca e akullit në rrugë, por edhe një lëvizje pak më shumë se shpejtësia e lejuar në segmentin rrugor, ku dhe ndodi aksidenti.
Kësisoj, ky vit nuk ka nisur mbarë. Sepse vetëm në pak ditë janë shënuar 10 aksidente në rrugët e vendit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Dibër#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kjo video eshte ne fushe bulqize jo ne maqellare-peshkopi

eltonshehi