Top News - ‘Njerëzit po digjeshin të gjallë’ / Shpërthim në impiantin kimik në Rusi, vdes 1 person

preview_player
Показать описание
Një shpërthim i madh kimik në një impiant sekret rus i ka marrë jetën një personi dhe kaplagosur rëndë gjashtë të tjerë. Pesë burra dhe dy gra kanë pësuar djegie të tmerrshme kimike. Kur zjarri nisi, njerëzit vrapuan të dilnin jashtë dhe të hiqnin rrobat sepse po digjeshin të gjallë – tha një burim.
Incidenti u raportua në një seksion të fshehtë të impiantit kimik Kamensky, që punon për llogari të industrisë ruse të mbrojtjes. Impianti njoftoi se kishte patur një zjarr mbrëmjen e të enjtes por ngjarja nuk u bë publike para të premtes.
Raportet paraprake sugjeruan se kishte patur një problem me kabujt elektrikë që kishin shkaktuar edhe reagimin kimik e më pas shpërthimin. Nuk u raportua ndërkohë për emetime të dëmshme në atmosferë. Banorët në rajonin e Rostovit sidoqoftë folën për një aromë të pakëndshme kimike në ajër.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rusi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ate qe do mbillni....
Ate do korrni !

afrimimeri