Top News - Bulqizë, makina bie nga lartësia/ I riu gjen vdekjen, shkak shpejtësia tej normave

preview_player
Показать описание
30 vjeçari Drilon Gjoni ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja fatale ka ndodhur në aksin rural Ballejë-Krastë të Bulqizë, ku i riu po qarkullonte me një makinë tip “Mitsubish”.

Sipas veprimeve të para të Policisë Drilon Gjoni ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga e duke pësuar një përplasje të fortë, e cila i mori dhe jetën. Ende nuk dihen saktësisht shkaqet, por policia dyshon se humbja e kontrollit, ka ardhur për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Efektivët e policisë si dhe shërbimet mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje, por përpasja e fortë dhe rënia nga një lartësi i shkaktoi të riut vdekjen e menjëhershme.

Në harkun kohor të vetëm pak ditëve, numërohen jo pak raste humbje jetësh gjatë qarkullimit rrugor, si pasojë e kalimit të limitit të lejuar të shpejtësisë. Aksidentet rrugore, të cilat tashmë po kthehen në përditshmëri kanë alarmuar edhe strukturat e shtetit, ku vetëm një ditë më parë ministri i brendshëm Çuçi paralajmëroi ndryshime të qenësishme në gjithë strukturat drejtuese policore në nivel qarku.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bulqizë#Aksident#TopChannel
Рекомендации по теме