Top Channel/ Trupat amerikane mbërrijnë në Tajvan, presidentja: “S`kemi frikë nga Kina”!

preview_player
Показать описание
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen konfirmoi se një numër trupash amerikane kanë mbërritur në ishull me qëllimin të ndihmojnë stërvitjen e forcave ushtarake vendase, ndërsa shprehur besimin e saj të plotë se ushtria e SHBA-së do ta ndihmojë ishullin në rastin e një sulmi të Pekinit. Në një intervistë për CNN, Tsai e përshkroi Tajvanin si një “fener” demokracie në rajon që përballet me një fqinj gjigand autoritar, kërcënimi prej të cilit shtohet dita-ditës.

Zyrtarët tajvanezë e kanë pohuar tashmë hapur se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit. Pas inkursioneve masive kineze në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ministria tajvaneze e mbrojtjes e paralajmëroi Kinën për një reagim të fortë nëse i afrohen shumë ishullit. Vetë presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA do ta mbrojë Tajvanin, nëse sulmohet prej Kinës.

Deklarata e tij ishtë në kundërshtim me politikën afatgjatë të SHBA-së për ta ndihmuar ishullin në ndërtimin e mbrojtjes së tij, por jo për ta ndihmuar atë ushtarakisht në një konflikt të mundshëm. Ajo erdhi po ashtu më pak se dy muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. SHBA-ja ka qenë 20 vjet e angazhuar ushtarakisht në këtë vend.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Taiwan#SHBA#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Normale, si mund te kesh frike nga vetvetja ?

gabrielb
Автор

Gjith bota ke me e mbrojtur taiwanin ska cfar lyp komunizmi aty

saliselmani
Автор

e ndriti Amerika ne Afganistan e tani po merret me tajvanin, , normale s'rri dote duar kryq A merr e ik

mmhm