Top News - Tensione me Rusinë/ SHBA, përforcon trupat në Siri

preview_player
Показать описание
Ushtria amerikane njoftoi se do të dislokojë më shumë mjete të blinduara dhe asete të tjera ushtarake në siri, për të mbrojtur trupat amerikane që luftojnë kundër isis, në mesin e tensioneve të shtuara me rusinë e në një kohë kur presidenti Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në shtëpinë e bardhë se ‘ne kemi dalë nga siria” duke nënvizuar se forcat amerikane të mbetura atje janë ekskluzivisht për të ruajtur naftën.
Koalicioni që luftonin ISIS, i udhëhequr nga shba, planifikon të pozicionojë njësi të këmbësorisë, përfshirë mjete luftarake Bradley në siri, për të siguruar mbrojtje për forcat dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes së tyre”, tha koloneli Uejn Maroto, një zëdhënës i joalicionit. Kjo nuk është hera e parë që shba dislokon mjete luftarake Bradley në siri. Ato u dërguan për të fundit herë në tetor 2019, por kanë munguar në siri që prej afro një viti.
BBC raporton se disa zyrtarë amerikanë kanë thënë që trupat dhe automjetet ushtarake janë dërguar për të ndaluar forcat ruse që të hyjnë në zonën e sigurisë, ku zhvillohet koalicioni mes SHBA-së dhe kurdëve. Incidentet në mes të forcave ruse dhe amerikane në Siri janë shtuar në javët e fundit. Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërheqë trupat amerikane që ishin duke vepruar në mbështetje të aleancës së udhëhequr nga kurdët. Por, disa muaj më vonë, Trump vendosi të mbajë edhe disa qindra trupa në këtë vend.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#SHBA#Siri#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Rusia e Amerika vellezer jan, tregoin muskuit me njeri tietrit po as gje nuk ndothe 😁

mikimiki