Top Channel/ NATO nis trupat në lindje të Europës, fillojnë përgatitjet për konflikt!

preview_player
Показать описание
NATO-ja po nis forca shtesë e po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Europën Lindore, ndërsa Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura. Organizata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pohoi se eshte duke forcuar praninë e saj "parandaluese" në zonën e Detit Baltik.

Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta në kufi me vendin fqinj. Në deklaratën e aleancës sqarohet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në lindje të Europës, ndërsa SHBA dhe Franca nuk e kanë vendosur ende. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. "NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Njoftimi u bë një kohë kur ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po përpiqen të tregojnë vendosmërinë në mbështetje të Ukrainës dhe po diskutojnë shqetësimet rreth dallimeve mbi mënyrën më të mirë për t'u përballur me çdo agresion rus. Por i pyetur nëse BE-ja do të ndiqte veprimin e Shteteve të Bashkuara dhe do të urdhëronte familjet e diplomatëve europianë në Ukrainë të largoheshin, shefi i politikës së jashtme të bllokut, Jospeh Borell tha se “nuk do ta bëjnë të njëjtën gjë". Ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, u shpreh sakaq se do të informonte homologët e tij se Rusia planifikon të zhvillojë manovra ushtarake rreth 240 kilometra nga bregu jugperëndimor i Irlandës, në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Irlandës.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NATO#Ukraine#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

The spirit of the brave General Ebanko hovers over Ukraine.

ТимофейТимофеев-тм
Автор

RUSISE..TJU NDALET TURRI...OSE TASHE OSE DOTE BEHET...SHUME VONE..NESE KETE..NESE DOTA PUSHTOJE

albavitgo