Top News - Armët amerikane mbërrijnë në Kiev / 200 milionë dollarë në ndihmë të Ukrainës

preview_player
Показать описание
Pjesa e parë e paketës së ndihmës ushtarake të shteteve të bashkuara për Ukrainën, prej 200 milionë dollarësh, ka mbërritur tashmë në Kiev – tha ambasada amerikane të shtunën.
Paketa pason vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Kiev këtë javë, në mesin e shqetësimeve nga Ukraina dhe aleatët perëndimor për dhjetëra e mijëra trupat ruse të mbledhura në kufijtë e vendit. Rusia mohon të jetë duke planifikuar një ofensivë ushtarake. Uashingtoni e miratoi paketën 200 milionë dollarëshe në dhjetor. “SHBA do të vazhdojë të sigurojë ndihma për forcat e armatosura të Ukrainës në përpjekjen e tyre për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe integritetin territorial të tij kundër një agresioni rus”, tha ambasada në faqen e saj në Facebook. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, falenderoi ndërkohë SHBA për ndihmën. Vetëm gjatë vitit të shkuar, SHBA i ka dhënë ukrainës më shumë se 400 milionë dollarë për sigurinë. Që nga 2014, SHBA e ka furnizuar vendin me raketat anti tank Javelin, armë të vogla dhe muncione, anije patrullimi etj.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kiev#Ukraine#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kto para mund ti jepni per bamirsi skeni pse nxisni luft !!

ALBERTUSE
Автор

Amerika shihet qarte qe don lufte, por e keqja se si territor don Europen.

ramazanterziu
Автор

Edhe ne kena nevoje per arme o Amerike!

admypz
Автор

Mir se do e shikoi ca te bon russia se amerika nuk ja man me shkua ke ato te vei e te shikoi

arturxhelezi
Автор

Çfare mendon rusk se nuk ka ndim nga amerca

alikajshezai