Top News - Sherr për një vajzë/ Tre të plagosur me thikë në Shkodër

preview_player
Показать описание
Debati për një vajzë ka përfunduar në përleshje fizike mes një grupi të rinjsh në zonën pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës.
Sherri ka ndodhur brenda një lokali pak pas mesditës së të premtes, ku protagonist është bërë 18-vjeçari me inicialet A.H. dhe tre bashkëmoshatarë të tij.
Pasi është konfliktuar fizikisht me ta, i riu ka nxjerrë thikën dhe ka goditur në drejtim të tyre. Për pasojë, tre persona janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar me vrap, ndërkohë që policia thotë se është duke punuar për kapjen e tij dhe sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Shkodër#Plagosje
Рекомендации по теме