Top News - ‘Sherr’ për Nikolla Teslan / Kroacia do e vendosë në monedhë, Serbia e tërbuar

preview_player
Показать описание
Nikolla Tesla, shpikësi i energjisë elektrike, mund të tronditej shumë nëse do ta dinte se trashëgimia e tij do të shkaktonte një sherr të madh mes vendeve evropiane. Banka qendrore e serbisë ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore kundër BE-së nëse kroacia fqinje do të nxjerrë monedhën e re me imazhin e shpikësit në të. Kroacia do që imazhi i tij në euro të hidhet në qarkullim në 2023. Por serbia pretendon se ai i takon vetëm asaj sepse ai ishte serb edhe pse kishte lindur në atë që është kroacia e sotme. Të dyja vendet janë rivale të hershme me një histori tragjike. Banka kombëtare kroate tha se do ta vendoste imazhin e shpikësit në monedhat e ardhshme të saj 50, 20 dhe 10 centëshe, pas një konsultimi me publikun. Plani do ti prezantohet BE-së në tetor. Por banka qendrore serbe është kundërpërgjigjur duke thënë se vendosja e teslës në monedhat kroate do të thoshte uzurpim të trashëgimisë së serbisë.
Zv kryeministri kroat, Boris Milosevic, që ashtu si tesla është një serb etnik, tha se ai ishte krenar dhe i lumtur me planin. Eshtrat e Teslës janë vendosur në serbi dhe aeroporti i Beogradit mban emrin e tij. Ai ka qëndruar pas disa shpikjeve të mëdha moderne, përfshirë telekomandën dhe dritën fluoreshente. Për një kohë, shpikësi që vdiq në 1943, ka patur vetëm një grup mbështetësish. Më pas Elon Musk i vendosi kompanisë së tij të makinave, emrin e shpikësit. Ndërkohë që vetë Nikolla Tesla, ka jetuar thuajse gjatë gjithë jetës së tij në shtetet e bashkuara të amerikës.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kroacia #Teslan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

U kenaqen fqinjet tane !! kulturen zakonet heronjte dhe figurat me te shquara te kombit Shqipetar.!!!

havaianas-
Автор

Serbia thot Top-Channel-i do marr masa kunder Bashkimit Europian!🤦‍♂️😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

wqivebw
Автор

Po Nikolla teslla është 100%Me preiardhje Iliriane Shqiptar🥰🥰🥰Brabo kruavija

fusnota
Автор

Ne fund te fundit ky ishte nje shqiptar ne trojet qe uzurpuan serbet.

erigjyli
Автор

Nikola tesla esht shqiptar shifni dekumentaret

anonymous-yskl
Автор

A ka kush qe mundet me e deshmu se Nikolla teslla ka patur prinder shqiptare✌

blatt
Автор

Ne nje foto eshte me veshie tradizionale te Shqiperis te veriut

nuredinhoxhaj
Автор

Ky duhej të kishte treguar vetë nga ka qënë, por nga pamja dhe emri e mbiemri duket si italian i përzier me sllavë dhe romë.

bishenbashen
Автор

Po' Edhe nje presidente americano ishte s hqiptar nuk po' me ne kujtoher tashi

oljonkapaji
Автор

sipas nje profesori (emri nuk po me kujtohet)ne universitetin e baltimore ne usa ai quhej nusurudin tesihoviq emri i babait shaban dhe i nenes mejra dhe ka lindur ne vogosca te bosnjes afer sarajeves.

anribejl
Автор

t'jetë qa t'jetë një gjë jam i sigurt se per sa të ekziston Serbia nuk mund askush ta përvetsoj Nikola Teslen, Sërbia nuk është Shqiperi apo Kosovë por është shtet me nje diplomaci dhe ndikim global.

d.heurope
Автор

Edhe bagjanaku i nijazis ISH kan shqiptar Thon

xlxrdsq