Top News - Sherr për një biçikletë/ Plagosen me thikë dy adoleshentë në Tiranë

preview_player
Показать описание
Dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur si pasojë e konflikti të çastit me bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Sherri ka nisur me sharje dhe ofendime dhe më pas ka kaluar në përplasje me sende të forta.

Dy të lënduarit përkatësisht të moshave 12 dhe një 14 vjeç janë transportuar me urgjencë drejt spital për mjekim, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sherri mes adoleshentëve ka nisur fillimisht për një biçikletë, ndërkohë që dy bashkëmoshatarët e tyre janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#PoliciaeShtetit#Tiranë#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ju lumte...Bravo..po sikur ta mendonit 2 here perpara se te nxerrin thikat..

elial