Top News - Greqi-Turqi sherr për F-16 / Erdogan: Mitsotakis nuk ekziston më për mua!

preview_player
Показать описание
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të duke akuzuar liderin grek se është përpjekur të bllokojë shitjen e avionëve ushtarakë F-16 për turqinë, gjatë një vizite të tij në SHBA. “Ne kishim rënë dakord të mos përfshinim vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Pavarësisht kësaj, javën e kaluar, Mitsotakis vizitoi SHBA dhe foli në Kongres, ku i paralajmëroi ata të mos na jepnin ne F-16at”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.
“Ai nuk ekziston më për mua. Nuk do të takohem më me të. Ne do të vazhdojmë të punojmë me politikanë të nderuar”.
Turqia dhe Greqia, të dyja vende anëtare të NATO-s, kanë qenë në konflikt për një seri cështjesh si kufijtë detarë, shtrirja e pllakave të tyre kontinentale, hapësira ajrore dhe qiproja e ndarë. Gjatë vizitës së tij në SHBA ku u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, mitsotakis tha se greqia do të fillojë procedurat për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA deri në 2030-ën. Pas komenteve të Erdogan, zëdhënësi i qeverisë greke Janis Oikonomou tha se micotaqis mbron të drejtat e greqisë dhe ligjin ndërkombëtar dhe se politika e jashtme e greqisë është e bazuar në aleancat e saj. “Ne nuk do të hyjmë në polemika me lidershipin turk. Politika jonë është politikë parimesh”, tha ai në një deklaratë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Erdogan#Mitsotakis#TopChannel
Рекомендации по теме