LEGJENDA E URËS SË VANËS

preview_player
Показать описание
Legjenda e Urës së Vanës
Më datë 1 Dhjetor 2017, ujërat e lumit Kalasë dolën nga shtrati duke gërryer bazamentin e urës së Vanës. Mëngjesin e 2 Dhjetorit, ura u shemb në momentin që mbi të kalonte një furgon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk pati viktima.
Si zgjidhje emergjente u gjet mbushja e bazamentin të urës me materiale inerte dhe rindërtimi i urës nga forcat xheniere te ushtrisë.
Më 29 Dhjetor 2017, Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga Deputeti Alket Hyseni dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Rigles Balili “inaguruan” rikonstruksionin e parë të urës së Vanës.
Pavarësisht se kaluan 2 vite, ura e Vanës nuk u rindertua, por mbeti mbi bazamentin e inerteve.
Në 5 Nentor 2019 pas shirave te parë ura shëmbet përsëri. Sërisht si zgjidhje gjendet zgjerimi i bazamentit te inerteve, duke shtuar edhe një pjesë betoni por përsëri pa zgjidhje përfundimtare.
Më 1 Nentor 2022, rishembet për herë të tretë ura e Vanës, ndërsa mbi të kalonte një kamion.
Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, gjatë emisionit Skaner nga Shpresa Dine ne Saranda Web, foli gjithashtu per Urën e Vanës.
Ajo është shprehur se për këtë problematik kemi vënë në dijeni Emergjencat Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë kryer verifikimet e domosdoshme në terren dhe presim shumë shpejt rindërtimin e Urës së Vanës, urë e cila është jetike për banorët e atij fshati.
Рекомендации по теме