U kujtuan për Vanën e izoluar, nis ndërtimi i urës së dëmtuar prej 44 ditësh në Delvinë

preview_player
Показать описание
#oranews #delvine #uraeshembru #uranedelvine #uraevanes #vane

Banorët e Vanës në Delvinë do të duhet të presin edhe të paktën tre javë për të dalë nga izolimi për shkak të shembjes së një ure 44 ditë më parë. Forcat xheniere nisën këtë të hënë punën për largimin e strukturës së dëmtuar dhe ndërtimin e të resë. Forcat xheniere mbërritën në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën metatike të shembur prej 44 ditësh.

Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, pranoi se ndërhyrja është e vonuar dhe për të qetësuar banorët e izoluar të Vanës premtoi se ura e re do të jetë gati për 20 ditë. Mamaj: Është me vonesë realisht pasi në të gjithë detyrat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura pas reshjeve të jashtëzakonshme që ranë në veriun e vendit, brenda 20 ditëve ura duhet të jetë e montuar me protokoll të forcave xheniere. Kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, thotë se gjatë gjatë kësaj kohë do të jepet zgjidhje me urën provizore.

Në rast intesifikimi të reshjeve të shiut, banorët e fshatit do të detyrohen të kalojn përmes një tjetër fshati.

Qilimi: Nëse reshjet intensifikohen do të jetë rruga dytësore që kalon nga pjesa tjetër e fshatit.Në asnjë moment fshati nuk do të jetë i izoluar.

Për mbi një muaji e gjysëm banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме