FSHATI VANË IZOLOHET TOTALISHT, BANORËT RREZIKOJNË JETËN DUKE U KACAVJERRË NË URËN E SHEMBUR

preview_player
Показать описание
FSHATI VANË IZOLOHET TOTALISHT, BANORËT RREZIKOJNË JETËN DUKE U KACAVJERRË NË URËN E SHEMBUR

Rreth 500 banorë të fshatit Vanë në Delvinë kanë mbetur në izolim. Ura mbi lumin e Kalasës u shemb para dy javësh, ndërsa banorët janë të detyruar të kalojnë në këmbë, mbi urën e shembur si e vetmja mënyrë për të dalë nga fshati.

Prurjet në lumin Kalasë si pasojë e reshjeve të shiut kanë vështirësuar akoma më shumë problematikën e banorëve të fshatit Vanë në Delvinë, pas rrëzimit të urës për herë të tretë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga fshati, duke rrezikuar jetën mbi urën e shembur!

Bashkia e Delvinës nuk ka mundësi për të ndërhyrë për mungesë fondesh, ndërsa kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi u shpreh në emisionin SKANER në Saranda Web se presin riparimin e urës nga Emergjencat Civile.

Ura metatike, që lidh fshatin Vanë me rrugën nacionale Delvinë-Sarandë, u ndërtua në 2017 nga forcat e ushtrisë. Në 2019, sërish u desh ndërhyrja e ushtrisë, si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dy javë më parë u shemb për herë të tretë, ndërsa mbi kalonte një kamion.
Рекомендации по теме