Ura e Vanës shembet për herë të tretë, banorët: Shkak janë punimet jocilësore

preview_player
Показать описание
Ura e Vanës në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.
Ndryshe nga 2 herët e kaluara kur ura u rrëzua për shkak të reshjeve, pasditen edjeshme pjesa metalike e urës është rrëzuar në kohën kur mbi urë po kalonte një kamion.
Shembja e urës i ka izoluar përsëri rreth 500 banorët e fshatit Vanë nga qytetet e Sarandës dhe Delvinës. Banorët shprehen se shembja e urës së Vanës po kthehet në një legjendë, pasi në harkun kohor të 4 viteve është shembur 3 herë dhe për këtë fajësojnë punimet jocilëre që janë bërë gjatë rikonstruksioneve të kryera.
Banorët kërkojnë nga institucionet ndërhyrjen sa më parë për ndërtimin nga e para të urës, pasi po afron dimri dhe prurjet e shumta të lumit do të shkaktonin edhe izolimin total të tyre.
Para 4-5 ditësh kaluan 4 zetorë nga 5-10 ton se di sa kishin lart. Ato e kanë hedhur të tërën. Ura në qoftë se do bëhet të bëhet njëherë e mirë e të mbarohet dhe ne si banorë të fshatit të Vanës të mbledhim mendjen. Por edhe ata që hyjnë, se ne aty jetojmë në Sarandë me se do shkojmë”, u shpreh njëri prej banorëve.

Mesditën e së hënës u rrëzua, duke mos përballuar peshën e një kamionçinë. Sipas banorëve, ura po kthehet në legjendë, pasi në harkun kohor të 5 viteve është shembur 3 herë.

“Bëjnë eksperimente që të marrin jetë njerëzish se duan të punojnë njerëzit. Një të kaluar në lumë prish diferencialin e makinës. Le të bëhet mo. Le të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit. O të bëhet ura tamam. Dalin fondet 100 milionë lekë, po pastaj marrin hekurishte e italianit të urave të vjetra dhe i shtrojnë aty dhe lekët i fusin në xhepa. Kush i fut, inxhierët dhe ushtaraket.”, tha një tjetër banor.

Ura metalike u ndërtua në 2017 nga forcat e ushtrisë, pasi urën e vjetër e përpiu lumi i rrëmbyer. Por në 2019, sërish u desh ndërhyrja e ushtrisë pasi ura u dëmtua nga përmbytjet. Tashmë në 2022, banorët e Vanës mbeten sërish në izolim, ndërsa shkak mendohet se janë punimet pa cilësi. Bashkia jashtë kamerës tha se nuk ka fonde, ndaj pret ndihmën e emergjencave civile.

Ura e Vanës në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.
Рекомендации по теме