Top News - Aksident tragjik në Vlorë/Humb jetën i mituri, familja po kthehej nga pushimet

preview_player
Показать описание
Një familje me 4 anëtarë është përfshirë në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin Vlorë-Fier, ku për pasojë humbi jetën një fëmijë i mitur 6 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se makina tip Benz me targa AA 837 LM e drejtuar nga 34 vjeçari Andi Mithi doli nga rruga pranë fshatit Panaja, dhe u përplas me barrierën mbrojtëse.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje fëmija 6 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dhe gruaja e drejtuesit të mjetit Albana Mithi si dhe fëmija tjetër e ciftit 3 vjeç të cilët u dërguan në spitalin rajonal të vlorës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Mësohet se familja sapo ishte kthyer nga pushimet në Turqi dhe po ktheheshin në shtëpi. Shkaqet e këtij aksidenti tragjik janë ende të paqarta, por dyshohet për një përgjumje të drejtuesit të makinës dhe lagështirës në rrugë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vlorë#Aksidenti#TopChannel
Рекомендации по теме