Top News - Toka dridhet me 5.4 ballë / Shemben 126 ndërtesa, 52 paslëkundje mbjellin panik

preview_player
Показать описание
Një tërmet i magnitudës 5.4 goditi kinën lindore në orët e para të së dielës, tha instututi gjeologjik amerikan, me median shtetërore që raportoi të paktën 21 persona të lënduar dhe dhjetëra ndërtesa të shembura. Tërmeti u regjistrua në orën 2.33 minuta sipas orës lokale dhe goditi 26 km në jug të qytetit Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 km.
Ky ishte tërmeti më i fortë që godet provincën në më shumë se një dekadë sipas mediave lokale. Tërmeti u ndje deri në pekin dhe rianjin, si edhe në shangai që ndodhet rreth 800 km larg nga epiqendra.
Videot e ndara në mediat sociale tregonin abazhurët që tundeshin dhe njerëzit që dilnin mes panikut nga shtëpië. Një klip madje tregonte edhe njerëz që ecin krah tullave të shembura në tokë...
“Lëkundjet ishin shumë të forta...gjatë tërmetit mua më tundej koka mbi jastëk. Mendova se ishte një ëndërr e keqe”, shkruan një person në median sociale. Duke cituar autoritetet lokale, transmetuesi shtetëror kinez, CCTV tha se kishte patur të paktën 21 të lënduar dhe se 126 shtëpi dhe ndërtesa të tjera ishin shembur nga tërmeti që u ndoq edhe nga 52 paslëkundje

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Termeti#Kine
Рекомендации по теме