Top News - Dridhet toka, tërmet në Turqi/ Epiqendra në Izmir, magnituda 3.9 ballë

preview_player
Показать описание
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë tronditi Turqinë këtë të martë, me epiqëndër në Izmir, në lagjen Buca.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 35 kilometra në veri-verilindje të Ikonit, ndërsa thellësia llogaritet në 10 km.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme matertiale, ndërsa mediat turke raportuan se qytetarë të shumtë u panë të alarmuar duke lënë banesat e tyre.
Një ditë më parë, shoqata e mjekëve e Turqisë paralajmëroi për dëme shëndetësore afatgjata, teksa ka kaluar gjysmë viti nga tërmeti shkatërrimtar, në jug të vendit.
Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh. Dridhja fillestare u ndoq nga një seri dridhjesh të tjera.
Dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi. Tani, rrënojat janë larguar thuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjata po vazhdojnë.
Gratë dhe fëmijët janë vecanërisht në rrezik sipas ekspertëve. Në rrezik janë edhe gratë shtatzëna. Një numër i madh i lindjeve të parakohshme dhe abortimeve janë vërejtur në këtë rajon.
Mjekët në këtë rajonin e Adana të Turqisë kanë vërejtur edhe një rritje të depresionit. Autoritetet janë ndërkohë nën kritika se kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat e ndërtesave të shembura.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Turkey#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

3.9 ball do te thoja lekundet dhe jo tronditet. Mos flisni kot e me kot.

Fort