Top News - Tërmet i frikshëm, dëme masive / Toka dridhet me manjitudë 7.1, të paktën 4 viktima

preview_player
Показать описание
Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën veriore të ishullit verior të Luzonit në Filipine duke i marrë jetën katër personave, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke bërë që lëkundjet e forta të ndihen edhe në kryeqytetin Manila. Dy persona humbën jetën në provincën Benguet, një në Abra dhe një në një tjetër provincë – konfirmoi ministri i brendshëm duke shtuar se 60 persona janë lënduar. Tërmeti goditi në rreth 11 km në juglindje të qytetit Dolores në një thellësi prej 10 km, sipas insitutit gjeologjik amerikan. “Pavarësisht raporteve për dëme të shkaktuara nga tërmeti ne po sigurojmë reagim të shpejtë për tu ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë dhe që janë prekur nga kjo fatkeqësi”, tha presidenti i vendit Ferdinand Marcos Jr.
Ekspertët kanë paralajmëruar tani edhe për dridhje të tjera toke që do të pasojnë atë më të fuqishmen. Sipas një bilanci paraprak, 173 ndërtesa janë dëmtuar dhe 58 rrëshqitje toke janë raportuar.Tërmeti u ndje edhe në Manila, ku disa ndërtesa u evakuuan me disa njerëz që u detyruan të largoheshin në panik nga kati i 30 i një gradacele dhe me sistemin e metrosë në qytet që u nda në kulmin e trafikut.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Filipine#TopChannel
Рекомендации по теме